Gattuso përgatit rikthimin në stol, projektohet te skuadra e Premier League

Gattuso përgatit rikthimin në stol, projektohet te skuadra e Premier League

Gennaro Gattuso mund të rikthehet në stolin e një skuadre në ditët e ardhshme. Italiani është pa punë nga fundi i sezonit të kaluar, kur u largua nga Napoli, pasi nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen në Champions League.

Ish-trajneri i Milani në verë u zyrtarizua edhe te Fiorentina, por aventura aty nuk zgjati shumë, për shkak të problemeve me drejtuesit.

Tashmë Gattuson mund ta shikojmë në Premier League. Newcastle po kalon një moment të vështirë këtë sezon, teksa ende nuk e kanë regjistruar fitoren e parë. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit po mendojnë të shkarkojnë trajnerin Steve Bruce dhe në vendin e tij të emërohet Gattuso, i cili është pa kontratë.

Italiani është i pari në listë për të marrë drejtimin e skuadrës angleze dhe një marrëveshje në ditët e ardhshme nuk përjashtohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy