West Ham, interes për N’Golo Kante

West Ham, interes për N’Golo Kante

Thuhet se pas eksperiencës tek Al-Ittihad në Arabinë Saudite, N’ Golo Kante po përgatit rikthimin në Premier League.

Këtë herë s’do të jetë Chelsea, por ndoshta rivali i qytetit West Hami.

Sipas ‘ Guardion Sport ‘, drejtuesit e londinezëve do të ofrojnë 20 milionë stërlina për 33 vjeçarin, i cili mund të jetë një gjetje, duke iu referuar faktit se e njeh shumë mirë kampionatin anglez.

Edhe pse koha kalon shpejt, ishi i Leicester City-t mbetet një ndër më të spikaturit në botë për sa i përket pozicionit ku luan dhe sigurisht do të ishte i vlefshëm për çdo ekip.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndërkohë, drejtuesit e Al- Ittihad janë shprehur se do të lejojnë largimin e N’ Golo Kantes vetëm nëse oferta e ‘’ The Hammers ‘’ do ti përmbushë pritshmëritë e tyre.

Premier League natyrisht mbetet një ndër ligat më kompetitive të botës, një objektiv i shumë lojtarëve dhe në rastin konkret N’ Golo Kante mund të jetë pjesë e ish fituesve të Conference Leagues.

Në sezonin e parë tek Al- Ittihad, parizieni kontriboi me 4 gola në 46 sfida, i cili u përfaqësua denjësisht në një ligë shumë larg aspektit cilësor në krahasim me ato të Europës por natyrisht në atë ekonomik vijon të bëjë diferencën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy