Manchester City, pranon kërkesën e Crystal Palaces për Eberechi Eze

Manchester City, pranon kërkesën e Crystal Palaces për Eberechi Eze

Pavarësisht dështimit në verën e kaluar për ta transferuar Eberechi Ezen në ‘’ Etihad ‘’, drejtuesit e Manchester City-t nuk do të ndalen deri sa të sigurojnë shërbimet e këtij lojtari.

Sulmuesi është një referent në metrat e fundit të Crystal Palaces, një ekip i cili vijon të konsiderohet mesatar në Premier League.

Në të kaluarën drejtuesit e kryeqytetasve përcaktuan 90 milionë euro për ta lënë të lirë 25 vjeçarin dhe ‘’ Qytetarët ‘’ janë të bindur për këtë investim, duke qenë se konsiderohet një ndër më cilësorët e kampionatit anglez.

 

Drupal Ad

 

 

 

Për ishi-n e Queens Park Rangers një kalim tek bardhekaltërit do të ishte një avantazh në lidhje me titujt si në aspektin personal ashtu edhe në atë kolektiv, pasi kemi të bëjmë me një ekip i cili pretendon protagonizmin në çdo sezon.

Cilësitë e Eberechi Ezes e kanë bindur trainerin Pep Guardiola, i mbështetur fuqimisht nga bosi Khaldoon Al Mubarak, investimet e të cilit e kanë ndihmuar Manchester City-n për tu shëndërruar në ekipin që është sot.

Nëse do të ketë fatin të veshë bluzën bardhekaltër, sigurisht do të konsiderohej një ndër transferimet më të bujshëm të merkatos së verës, e cila do të jetë përcaktuese për çdo ekip.

11 gola dhe 6 asiste në 31 sfida ka arritur Eberechi Eze me ‘’ Shqiponjat ‘’ por siç dihet në futboll situatat ndryshojnë shumë shpejt dhe tashmë gjigandët e Premier Leagues e mirëpresin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy