
Eksperienca e mrekullueshme tek River Plate , aty ku është shëndërruar në referentin kryesor të sulmit e ka pasuruar karrierën e Julian Alvarez . Interi ka iniciuar tratativat për të firmosur me argjentinasin në merkaton e ardhshme sepse me arritjet tek ‘’ Los Millonarios ‘’ ka bindur drejtuesit zikaltër .
Golat e shënuar nga i ‘’ përkëdheluri ‘’ i Marcelo Gallardos janë një arsye e fortë për Juventusin , Barcelonën , Atleticon dhe tashmë Interin për të firmosur me 21 vjeçarin për të cilin parashikohet se me paraqitjet e bëra do ta mbyllë shumë shpejt ciklin tek kryeqytetasit për të provuar veten diku tjetër .
Sipas ‘’ La Gazzetta dello Sport ‘’, Julian Alvarez është shëndërruar në një prioritet për Simone Inzaghin dhe drejtori sportiv Beppe Marotta po e analizon me shumë përkushtim transferimin e mundshëm të yllit të River Plate në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. Por koha nuk premton shumë për gjigandët e Amerikës Jugore sepse kontrata e lojtarit nga Kordoba merr fund në 31 dhjetorin e 2022-shit dhe duhet ta largojnë përpara kësaj date nga ‘’ El Monumental ‘’.
21 gola dhe 14 asiste në 41 ndeshjet e River Plates për sa i përket këtij sezoni flasin për një lojtar që premton shumë dhe udhëtimi drejt kontinentit të vjetër ka marrë më tepër rëndësi .
Sipas shumë specialistëve të futbollit, karakteristikat e lojës së Julian Alvarezit përputhen me ato të idhullit të River Plate Gonzalo Higuain i cili në moshën 18 vjeçare u bë pjesë e Real Madridit dhe bashkombasi i tij mund të përsërisë të njëjtën rrugë në merkaton vijuese .
Lufta mbetet e hapur sepse pretendentët garantojnë suksese në të mëtejshme por duhet parë se me kë ekip do ti leverdisë të negociojë River Plates për shitjen e Julian Alvarez .



