
Eksperienca e Antonio Contes në ‘’ White Hart Lane ‘’ ka rezultuar tepër e vështirë për italianin i cili s’po mundet ti udhëheqë djemtë e tij drejt sukseseve.
Deklarata e djeshme pas humbjes në fushën e Brighton i dha më tepër dritë kësaj historie sepse në një farë mënyre traineri nga Lecce nxiti largimin nga Londra .
Megjithatë gjithçka besohet se do të vendoset shpejt dhe sfidat e rradhës konsiderohen jetike për kampionin në fuqi të Scudettos i cili do të mbahet mend gjatë sepse ishte i vetmi që mundi të mposhtë Juventusin.
Rikthimi në kryeqytetin anglez ka rezultuar jo i qëlluar në shenjë për Antonio Conten , për të cilin ‘’ Spursat ‘’ sakrifikuan sepse besonin në potencialin e 52 vjeçarit.
Një episod që e ka impulsuar këtë situatë është se presidenti Daniel Levy nuk mundi t’ia arrijë qëllimit për arritjen e objektivave të ishi-t të Juventusit duke i lënë një faturë të shtrenjtë ‘’ The Whites ‘’ që s’po e ngrejnë dot kokën.
Sidoqoftë , prioriteti për ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ vijon të jetë pjesëmarrja në Champions League çdo ndeshje do të konsiderohet një finale dhe do të provojë forcën e karakterit të këtij traineri që sezonin e kaluar riktheu lumturinë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Në 21 ndeshje me anglezët Antonio Conte ka arritur vetëm 11 fitore , 3 barazime dhe 7 humbje, shumë pak për arritjen e objektivave .
Kjo situatë e papritur mund ti shkaktojë surpriza të ardhmes së këtij ekipi që synon perfshirjen në Champions League por sipas Ekrem Onur ditët e qëndrimit të Antonio Contes në Premier League janë drejt fundit pavarësisht se në krye të herës u mendua ndryshe për strategun e mirënjohur.



