Arsenali, favorit për Tielemansin

Arsenali, favorit për Tielemansin

E ardhmja e Youri Tielemans po përflitet shumë së fundmi . Belgu është bërë pjesë e listës së disa  klubeve prestigjoze , ndër të cilët është edhe Arsenali i Mikel Artetas.

Kontrata me Leicester City-n përfundon në 2023-shin por nëse nuk do të arrijë një akord me anglezët , 25 vjeçari do ta ketë rrugën e lirë për të veshur fanellën e cilit klub që dëshiron . 

Pavarësisht ‘’ Topchinjve ‘’, sipas ‘’ The Mirror ‘’ edhe në Primera Division do të zhvillohet një tjetër ‘ Superclasico ‘ ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit , sidomos kur bëhet fjalë se mund të largohet nga Leicester City me parametër zero. 

Megjithatë,  ‘’ The Foxes ‘’ janë kundërpërgjigjur me anë të trainerit Brendan Rodgers i cili e konsideron shumë të rëndësishëm për vijimësinë :

“ Objektivi ynë është qëndrimi i lojtarëve kyç dhe momentalisht nuk mendojmë largimin e Tielemans . Kemi biseduar gjatë verës dhe e shikoj totalisht të fokusuar tek Leicesteri dhe për ne është një privilegj qëndrimi i tij këtu ‘’, theksoi ishi i Celticut, deklaratë e cila në njëfarë mënyre ia redukton shanset klubeve me emër për të firmosur me perlën e ish kampionëve të Premier Leagues nën drejtimin e italianit Claudio Ranieri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy