Bellingham  pretendohet në Premier League

Bellingham pretendohet në Premier League

 Eleminimi nga Europa League i ka lënë një faturë të shtrenjtë Borussia Dortmundit , skuadër që nuk ka asgjë të sigurtë as në Bundesligë dhe tronditjet kanë filluar në ‘’ Signal Iduna Park ‘’.

Jo vetëm Erling Haaland  por edhe Jude Bellingham rrezikon që ti japë lamtumirën ‘’ Verdhezinjve ‘’ në fundin e sezonit dhe sipas ‘ As ‘ , në Premier League po luftohet për ta riatdhesuar britanikun.

Manchester City, Manchester United dhe Liverpool kanë ndezur motorrët për  18 vjeçarin i cili e përfundon kontratën me gjermanët në 30 qershorin e 2025-sës dhe kështu si kanë rrjedhur ngjarjet , asgjë nuk është e sigurtë tek Borussia Dortmundi.

 Pa diskutim potenciali i ishi-t të Birminghamit ka impulsuar  gjetjen e një akordi dhe  nëse largohet norvegjezi mund të shëndërrohet në referentin kryesor për Marco Rosen ose përndryshe mund ti vërë pikën etapës në Dortmund sepse skuadrat në fjalë gjenerojnë optimizëm dhe  në aspektin ekonomik mund ta gëzojnë pa masë  talentin britanik .

 Eshtë shumë e vështirë të përcaktohet se kush pretendent mund të jetë më i avantazhuar sepse në këtë histori merren parasysh shumë faktorë që mund t’ia ndryshojnë menjëherë mendjen Jude Bellinghamit dhe të ripërshendetet me Anglinë  për përfaqësimin e një skuadre elite.  

33 ndeshje të kanalizuara në 6 gola kanë shkaktuar shumë kënaqësi për drejtuesit respektivë që do të kërkojnë t’ia ulin pikët Borussia Dortmundit në lidhje me vazhdimësinë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy