Humbja me Fenerbahce, Starova: Miqësorja i ka bërë mirë Tiranës

Humbja me Fenerbahce, Starova: Miqësorja i ka bërë mirë Tiranës

Sulejman Starova, duke folur për humbjen e Tiranës me rezultatin 4-0 ndaj Fenerbahce në miqësore, u shpreh se ky rezultat i ka bërë mirë për të ardhmen bardhebluve.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se stafi i Tiranës, duhet të bëjë gati lojtarët dhe formacionin për ndeshjen me Dudelange në Champions League.

Fenerbahce është skuadër elite në krahasim me ne. Pavarësisht luhatjeve, në kampionat, Fenerbahce është një skuadër që nuk krahasohet me ne. Këto skuadra, pavarësisht se në miqësore nuk kanë mobilizim maksimal, në miqësore kanë lojtarë që kërkojnë të bëjnë mirë.

Kjo miqësore i ka bërë mirë Tiranës, për të përmirësuar mbrojtjen dhe me kundërsulme. Nuk ka ndonjë problem që Tirana pësoi 4 gola. Po ta marrin si mësim. Në fillim bardheblutë kishin raste. Në miqësore primare nuk është rezultati. Duhen realizuar objektivat, në lidhje me formacionin dhe lojtarët, për të qenë gati për ndeshjen në Champions League. Kjo humbje i shërben për mirë Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy