Pavarësisht qëllimit për të fituar me patjetër dhe për të ngushtuar diferencën me Vllazninë, Partizani nuk ia ka dalë pasi supersfida e javës së 17 të Superligës është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.
Në pjesën e parë ishte Vllaznia më kërcënuese, ndërsa në të dytën ‘muzika’ ndryshoi, por që gjithsesi asgjë nuk ishte vendimtare. Për t’u veçuar në këtë sfidë janë dy kartonat e kuq, një për secilën skuadër si pasojë e përdorimit të duarve mes Bitrit dhe Krymit.
Pas 17 javësh kampionat Vllaznia renditet e para me 37 pikë, 9 më shumë se Partizani ndjekës.



