
Gjatë merkatove të fundit mesfushori Guido Rodriguez është tentuar nga disa ekipe me emër.
Argjentinasi është një pikë referuese tek Real Betisi, për të cilin në të kaluarën u interesua Interi dhe tanimë lista e pretendentëve është zgjeruar pasi edhe Barcelona dhe Atletico Madridi do të luftojnë për shërbimet e tij.
29 vjeçari e përfundon kontratën me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ në 30 qershor, fakt nga i cili drejtuesit e tyre mund të përfitojnë për të mbushur arkat nga largimi i mundshëm nga ‘’ Benito Villamarin ‘’.
Prej shumë kohësh spanjollët po vuajnë në aspektin ekonomik dhe shitja e një lojtari cilësor si Guido Rodriguez mund ta përmirësojë paksa këtë situatë.
Për më tepër flitet për ekipe elite, në Spanjë dhe jo vetëm dhe për ishi-n e meksikanëve të Tijuanas mund të jetë nisja e një eksperience ndryshe në karrierë, e cila ndoshta do ta afrojë me titujt në një të ardhme të afërt.
Kampioni i botës me ‘’ Albicelestët ‘’ konsiderohet një nxënës shembullor i trainerit Manuel Pellegrini, i cili numeron 120 sfida me andaluzët por mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e merkatos së verës.



