Zeneli protagonist te goli i përmbysjes, Rashani shënon sërish në Francë (VIDEO)

Zeneli protagonist te goli i përmbysjes, Rashani shënon sërish në Francë (VIDEO)

Arbër Zeneli është rikthyer nga dëmtimi, që e mbajti jashtë fushave për 7 muaj dhe menjëherë ka qenë protagonist me Reims në kampionatin francez.

Sulmuesi i Kosovës, dha asistin në fund të takimit, për golin e përmbysjes 2-1, në fitoren e skuadrës së tij ndaj Monaco. I aktivizuar në minutën e 80, Zeneli 12 minuta më vonë dha asistin e golit të fitores.

Vazhdon shkëlqimin ne Francë edhe sulmuesi tjetër i Kosovës, Elbasan Rashani. Ky i fundit shënoi gol me Clermont ditën e sotme, në barazimin 1-1 ndaj Bordeaux.

Në minutën e 32, pas një topi të marrë nga e djathta, Rashani lëshon një gjuajtje të fortë dhe e ndal topin në rrjetë.  Ky është goli i 6-të sezonal për Rashanin në Ligue 1 këtë sezon. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy