Atletico mendon rikthimin e Manu Sanchez

Atletico mendon rikthimin e Manu Sanchez

  Atletico Madridi do të ketë shumë punë për të bërë deri në fund të sezonit me qëllimin e mbrojtjes së titullit të fituar në të kaluarin .

Problematika e rradhës për Diego Simeonen është krahu i majtë i mbrojtjes sepse ka në dispozicion vetëm   Renan Lodin dhe gjatë ndeshjeve ka provuar aktivizimin e Yannick Carrascos duke e përshtatur në një pozicion i cili nuk është ideali për të .  

Për këtë arsye argjentinasi po mendon seriozisht rikthimin e Manu Sanchez në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ i cili është i huazuar tek Osasuna dhe gjatë kohës ka treguar  aftësitë e tij në skemat e Jagoba Arrasates .

Shkëlqimi i 21 vjeçarit konsiderohet një dritë shprese për   ‘’ Los Colchoneros ‘’ të cilët kanë mbetur shumë të varfër në këtë pozicion dhe do të kërkojnë ti japin fund kësaj problematike në merkaton vijuese. Rikthimi i tij në kryeqytetin spanjoll do ti jepte mundësinë Renan Lodit për të gjetur diku tjetër strehën sepse momentalisht nuk e ka të garantuar të ardhmen tek kampionët e Primera Division .   

Në adresë të brazilianit ka patur disa oferta së fundmi dhe drejtuesit e  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ po shqyrtojnë mundësitë që t’i bashkohet një tjetër projekti për ta hedhur prapa krahëve këtë periudhë të vështirë në karrierë .

Diego Simeone konsiderohet si një trainer shumë kërkues dhe tejet i përgjegjshëm,  fakt që  interpretohet si një avantazh për Atleticon pasi me eksperiencën e madhe mbi supe do të dijë ti gjejë formulat e duhura për ti dërguar të tijët përsëri drejt suksesit . 

Kontributi i Manuel Sanchez ka rezultuar tepër i vyer për skuadrën nga  Pamplona e cila po shijon një performancë pozitive  n֝ë La Liga për arsye se momentalisht renditet në vendin e 5-të .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy