Renditja e Superiores pas javës së parë

Renditja e Superiores pas javës së parë

Superiorja luajti javën e parë në fundjavë, me katër përballjet që erdhën për sportdashësit live dhe ekskluzivisht në MCN TV.

Në ndeshjen hapëse, Skënderbeu mori një rezultat të madh në transfertë teksa mposhti minimalisht Egnatian. Fitore regjistroi edhe Vllaznia, që triumfoi ndaj Kukësit 3-1 dhe tashmë shkodranët mbajnë kryesimin me 3 pikë, po aq sa Skënderbeu dhe Tirana që mposhti Dinamon.

Ndjekin Laçi dhe Erzeni me nga një pikë, pas barazimit në sfidën mes tyre. Ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, u shty dhe nuk mund të llogaritet në renditje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy