Teuta ka zyrtarizuar këtë të mërkurë, firmën me mesfushorin Alisio Preloshi.
20-vjeçari vjen nga Dinamo, aty ku për shkak të lëvizjeve të shumta, nuk shihej si titullar për sezonin e ri.
Afrimi i Preloshit, shihet si një lëvizje e rëndësishme për të tashmen, por edhe për të ardhmen te durrsakët, pasi mesfushori premton shumë.
Njoftimi i klubit:
Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Alisio Preloshi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin 20 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Dinamos. Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit Preloshi dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë.



