
Drejtuesit e Juventusit vijojnë të trajtojnë me shumë përgjegjësi një çështje tepër thelbësore për të ardhmen . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ kërkon të blindojë përfundimisht qëndrimin e Paulo Dybala në Torino por ngërçi në këtë histori lidhet me pretendimet e larta të golashënuesit . Oferta e bardhezinjve mbetet inferiore në krahasim me rrogën vjetore e cila kap 7.5 milionë eurot ne sezon dhe sipas ‘’ La Gazzetta dello Sport ‘’ bardhezinjtë kanë kapacitetin per ti ofruar 7 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse në rastin e arritjes së qëllimeve .
Megjithatë pothuajse gjithmonë asi i kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ nuk ka shfaqur luhatje në pretendimet ndaj ish kampionëve të Serise A që lidhen me përfitimin e 10 milionë eurove por kjo shifër është e papërballueshme nga kjo skuadër.
Rikthimi i Massimiliano Allegrit i ka ndezur shpresat e juventinëve por duhet parë se si do të riadaptohet në stolin e Juventusit. Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë shumë boshllëqe në ofensivë dhe italianëve nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të sigurojnë qëndrimin e yjeve të tjerë për të evituar disfatat në të ardhmen . Pavarësisht se për momentin një shumë e tillë e ka lënë të pakënaqur sulmuesin nga Kordoba , ditët vijuese pritet të jenë determinante për të ardhmen e ‘’ La Joyas ‘’ tek skuadra që i dha shansin për tu njohur botërisht .
3 ndeshjet e para të sezonit ylli argjentinas i ka shoqëruar me 2 gola dhe 1 asiste dhe Massimiliano Allegri pret akoma më shumë nga ishi i Palermos .



