Antonio Conte i përzgjedhuri i Manchester United

Antonio Conte i përzgjedhuri i Manchester United

 Momenti i vështirë i Manchester United  ka një ndër shkaktarët kryesorë trainerin Ole Gunnar Solskjaer .

Norvegjezi pati fatin e transferimeve të bujshme në ‘’ Old Trafford ‘’ si Cristiano Ronaldo  apo Raphael Varane por gjithsesi nuk ka ditur të shfrytëzojë potencialin e tyre në funksion të krijimit të një rivali të frikshëm në Premier League apo në Champions League.   ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ në 6 ndeshjet e fundit kanë performuar shumë dobët duke arritur vetëm 2 fitore në minutat e fundit dhe momentalisht renditen të 6-tët me 5 pikë larg liderit të deritanishëm Chelseat .  

Kjo problematikë s’ka zgjidhje tjetër veçse largimit të nordikut nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ . Në kampin e  ‘’ The Red Devilsave ‘’ po analizohet afrimi i Antonio Contes , trainer i shumë eksperiementuar sidomos me Premier Leaguen sepse në të kaluarën drejtoi  ‘’ Blutë e Londrës ‘’.   

Me tu informuar për interesin e  Manchester United  patjetër që tekniku nga Lecce është entuziazmuar sepse rëndësia e  kësaj skuadre nuk ka nevojë për komente të mëtejshme .  

Eksperienca e Antonio Contes sidomos me Interin , skuadër që u kurorëzua me titullin e 19- të në Serinë A rezultoi  domethënëse dhe njëkohësisht si një sukses i dyfishtë sepse do të mbahet mend gjatë si i vetmi trainer që superoi Juventusin pas 9 vitesh suksesi  .

Javët vijuese për Manchester United do të jenë një provë zjarri sepse do të masin forcat me Liverpoolin , Tottenhamin , Atalantën dhe Manchester City-n dhe duke marrë për bazë ecurinë e deritanishme  parashikohet se për Manchester United do të jetë shumë e komplikuar rruga për më tej .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy