Atletico Madridi, insiston për Mason Greenwood

Atletico Madridi, insiston për Mason Greenwood

 Pas dy sezoneve të shkëlqyera tek Marseilla me siguri e ardhmja e Mason Greenwood do të jetë larg saj. 

Për anglezin po lufton Atletico Madridi, një ekip shumë solid në çdo aspekt, i drejtuar nga një trainer ekspert si Diego Simeone. 

24 vjeçari pati një rritje të konsiderueshme në lojë tek francezët dhe në sezonin e kaluar kontriboi me 26 gola dhe 11 asiste në 45 sfida. 

Sipas prestigjozes L’Equipe, Enrique Cerezo mund ta arrijë marrëveshjen për 50 milionë euro, kontrata e të cilit me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ përfundon në qershorin e 2029-tës. 

Ishi i Manchester United ka ndryshuar në çdo aspekt kur nisi eksperiencën në Ligue 1 dhe me kalimin e kohës u shëndërrua në një ndër më të mirët tek Marseille. 

Por, duhet nënvizuar se ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të kenë një sfidë përpara për shërbimet e Mason Greenwood, pikërisht kundër Fenerbahçes. 

Parashikohet se presidenti turk Aziz Yildirim do ti ofrojë afro 7-8 milionë euro ndërsa ai i spanjollëve 5-6 milionë euro në sezon për 5 të tillë. 

Besohet se me kalimin e kohës historia mund të ndryshojë sepse është përfolur edhe për pretendentë në Arabinë Saudite për golashënuesin, determinant në shumicën e ndeshjeve me Marseillen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy