Mesfushori Armend Alimi nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Klubi kuqezi ka bërë të ditur mbylljen e bashkëpunimit mes palëve me konsensus.
34-vjeçari ishte pjesë e Shkëndijës nga viti 2014, ku arriti të fitojë edhe 5 trofe. Gjatë periudhës me fanellën kuqezi shënoi plot 45 gola dhe ishte një titullar i rregullt me tetovarët.
Në njoftimin e Shkëndijës thuhet se dyert e këtij klubi do të jenë gjithmonë të hapura për Alimin në të ardhmen.



