
Frenk Lampard është shkarkuar sot si trajner nga klubi i Chelsea-s. Ish-mesfushori dhe kapiteni i bluve iku për shkak të rezultateve të dobta, ndërsa sipas presidentit të londinezëve, Roman Abramovic, ky ishte momenti i duhur për një vendim të tillë.
Largimi i Lampard ishte i paralajmëruar që në fundjavë nga mediat në Angli, ndërkohë që nuk e shpëtoi as fitorja në FA Cup në fundjavë.
Sakaq Chelsea ka gjetur edhe zëvendësuesin e Lampard. Ai do të jetë Thomas Tuchel, gjithashtu i shkarkuar në fundin e vitit të kaluar nga Paris SG. Trajneri gjerman nuk ka humbur kohë dhe ka qenë sot në Londër.



