Supergoli i Cikalleshit nuk mjafton, Shqipëria mposhtet nga Çekia

Supergoli i Cikalleshit nuk mjafton, Shqipëria mposhtet nga Çekia

Shqipëria është mposhtur në miqësore me rezultatin 3-1 nga Republika Çeke. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në të dytë vendasit ia dolën të realizojnë dy herë.

Ishin çekët që kaluan të parët në avantazh, me Patrik Shik në minutën e 18-të, i cili pasi mori një top në zonë, gjuajti bukur me të majtën, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Për Shqipërinë barazoi Sokol Cikalleshi në minutën e 42, teksa me një predhë nga jashtë zone, shtangu portierin e Çekisë, duke shënuar një supergol. Përveç golave, rastet për të dyja kombëtaret nuk munguan, me Shqipërinë që e nisi shumë mirë ndeshjen, duke pasur dy raste me Cikalleshin dhe Baren, ndërsa pas golit çekët morën nën kontroll frenat e lojës, duke krijuar disa raste, por nuk ishin të saktë para porte, kjo edhe për shkak të pritjeve të shkëlqyera të Gentian Selmanit.

Në pjesën e dytë Shqipëria kishte disa raste të tjera për shënim, por atë që nuk e bënë kuqezinjtë e Rejës, e bënë çekët, të cilët shënuan dy herë, me Masopust në minutën e 68-të dhe Celustka në minutën e 89-të.

Në fundin e ndeshjes, Shqipëria i shkoi shumë afër golit të dytë, por gjuajtja e Bares u ndal te shtylla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy