
Pas ndërtimit të stadiumit “Arena Kombetare” një tjetër investim po kryehet për futbollin shqiptar. Përmes një njoftmi FSHF thekson se punimet po vijojnë me rimte të larta, për ndërtimin e ri të selisë së institucionit të futbollit shqiptar , ku do të përfsheht edhe një mini-stadium në shërbim të ekipeve kombëtare, apo dhe të futbollit shqiptar në tërësi.
Shtëpia e re e Futbollit Shqiptar, me zyrat e reja të Federatës, dhe mini-stadiumin me dy fushat përkatëse të jetë gati në fund të muajit maj të vitit të ardhshëm.
Punimet e këtij kompleksi kanë nisur në fillim të këtij viti, në një kohë që mini-stadiumi pritet të jetë tërësisht funksionabël edhe për ndeshje zyrtare e miqësore të kombëtares së moshave, apo edhe sfida të tjera brenda vendit.
Ambjentet e brendëshme do të jenë njësoj si në stadiumet e ndryshme, me dhomat e zhveshjeve të skuadrave, dhomën e arbitrave, zyrtarëve, kontrollit anti-doping, etj.



