Atletico Madridi , sulm për Lucas Hernandez

Atletico Madridi , sulm për Lucas Hernandez

 Ulje-ngritjet e Lucas Hernandezit tek Bayern Munchen e kanë rikthyer përsëri vëmendjen e Diego Simeones tek ish lojtari i tij .

‘’ El Cholo ‘’ dhe Atletico Madridi nuk kanë mundur të kalojnë fazën e grupeve të Champions Leagues dhe ky moment kritik është një paralajmërim për spanjollët se duhet të japin maksimumin në vijimësi.

Francezi e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe Diego Simeone është i bindur se duhet të riparojë repartin e prapavijës për të patur me siguri në të ardhmen .

Rendimenti i vakët i Jose Gimenez dhe Savic e përshpejton ndërhyrjen e drejtuesve në merkato e cila shoqërohet edhe nga ajo disfatë historike në kompeticionin më të rëndësishëm europian. 

Një ndër cilësitë e 26 vjeçarit e cila gjithmonë ka impresionuar është përshtatja në disa pozicione, fakt që i jep më shumë variante Diego Simeones , në funksion të mbarëvajtjes në ardhmen .

Fakti i të qënit pjesë e ‘’ Los Colchoneros ‘’ është një avantazh në këtë rast  sepse e bën edhe më të shpejtë riadaptimin e mundshëm tek madrilenët , objektivi i të cilëve është rikthimi tek titujt sa më shpejt të jetë e mundur .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy