Milan kërkon qëndrimin e Brahim Diaz

Milan kërkon qëndrimin e Brahim Diaz

 Milani vijon të bëjë llogaritë për sezonin vijues i cili pritet të përcillet me shumë emocione . Rikthimi në Champions League i ka entuziazmuar pa masë kuqezinjtë e drejtuar  nga Stefano Pioli i cili do të ketë një detyrë të vështirë dhe të lodhshme në planifikimin e organikës .  Hapat e ndërmarrë nga italianët janë të shumtë dhe një ndër ta është edhe kërkesa për qëndrimin e  sulmuesit Brahim Diaz .

Huazimi tek Milani i ka shërbyer  21 vjeçarit për të vënë veten në provë në Serinë A . Në bazë të rendimentit të shfaqur drejtori sportiv Paolo Maldini nuk është vonuar aspak por ka kërkuar qëndrimin e ishi-t të Real Madridit në ‘’ San Siro ‘’ për ti hapur rrugën ecurisë pozitive në çdo kompeticion pjesmarrës . 

Prestigjozja Marca ka raportuar se Milani aktualisht është në negociata konstante me ‘’ Galaktikët ‘’ për të aplikuar sërish formulën e huazimit me një opsion blerje përfundimtare të kartonit që arrin 22 milionë eurot .  Nëse  analizojmë termat cilësi-çmim mund të thuhet se kjo shifër është  komplet e justifikuar sepse loja e tij ka rezultuar në nivele impresionuese  . Megjithatë nëse i referohemi të ardhmes ,  në rastin se  Brahim Diaz  do të ketë fatin e ecurisë së sezonit të kaluar,   ‘’ Galaktikët ‘’ mund ta rikthejnë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për 27 milionë euro  .

Një hap i tillë konsiderohet shumë i vlefshëm për  Brahim Diaz për shkak të mungesës së protagonizmit tek Real Madridi sepse  në rolin e tij janë preferuar  belgu Eden Hazard dhe  braziliani Vinicius Junior .   Përballë kësaj situate madrilenët janë të detyruar që ti tregojnë dritën jeshile , rrugë të cilën deri më tani e ka përshkruar siç duhet falë besimit që i ka dhënë Stefano Pioli .

Fakti i rikthimit  përsëri në turneun më prestigjoz europian është një motiv më shumë për një Milan që është drejt rrugës së rikuperimit të Adn-së dhe për ta bërë realitet duhet të përbëhet domosdoshmërisht  nga lojtarë të kalibrit dhe një dorë të hekurt ,  detyrë që mund ta realizojë shumë mirë Stefano Pioli . 

7 gola në 39 ndeshje i kanë krijuar shumë besim Milanit se me këtë lojtar produktiviteti në sulm do të shtohet dhe kompromisi i çdo komponenti do të rezultojë determinant për arritjen e objektivave .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy