
Paulo Dybala, po përgatitet për sezonin e dytë me fanellën e Romës, ndonëse kishte oferta për tu larguar në merkato.
Argjentinasi ka folur së fundmi për mediat italian, duke thënë se refuzoi një ofertë nga Arabia Saudite, për të qëndruar te Roma, ku tha se është i lumtur.
Dybala foli edhe për largimin nga Juventusi, të cilin e konsideroi një goditje të madhe, pasi më herët i kishin thënë se do të qëndronte.
Nuk ishte e lehtë për mua të largohesha nga Juventus, aq më tepër kur gjithçka erdhi papritur. Zbulova se isha jashtë projektit të klubit, edhe pse shumë pak ditë më parë më thonin se gjithçka ishte në rregull.
Ishte një goditje e madhe, kisha shumë vite te Juventus dhe ndjehesha si në shtëpinë time. I njihja të gjithë, stadiumin, qytetin, tifozët, isha kapiteni i dytë. Unë doja të vazhdoja me Juventus, por futbolli i ka këto.
Refuzimi ofertës nga Arabia Saudite? Isha i bindur kur i refuzova, jam i lumtur te Roma. Më trajtojnë në mënyrë shumë speciale. Gjatë pushimeve fola me Jose Mourinhon dhe të dy dëshirojmë t’i japim diçka më shumë klubit.



