
Epoka e Beppe Marottës tek Interi fillon zyrtarisht.
Këtë të enjte, ish-menaxheri i skuadrës së Juventusit u fut në selinë e Corso Vittorio Emanuele II të klubit zikaltër duke dhënë dhe deklaratën e parë për kalinin zyrtar të Interit.
Morata u shfaq mjaft i lumtur për këtë pozicion të ri duke premtuar se do të jetë pjesë e një projekti fitues.
“Nga sot, bëj pjesë në Interin e madh. Ky është një moment krenarie të madhe për mua, që do të mbuloj postin e Administratorit të Deleguar për zonën sportive. Është një eksperiencë shumë e rëndësishme për jetën time profesionale, e mbushur plot me përgjegjësi. Kjo nuk më tremb, pasi po fillon një rrugë e re dhe shpresoj të jetë fituese”, deklaroi zyrtari më i ri zikaltër.
Beppe Marrotës është një ndër menaxherët më të mirë në Serinë A pasi eksperienca e tij në krye të Juventusit ishte tepër e sukseshme duke ndërtuar një ekip i cili tashmë është shëndërruar në i pathysehëm në Itali.



