Ndeshja mes Tottenham dhe Rennes në Conference League, e planifikuar ditën e nesërme, është shtyrë.
Shkak për këtë është bërë numri i infektimeve me Covid-19 te skuadra angleze. Deri tani janë zbuluar 8 të infektuar te “Spurs”, por trajneri Conte pak orë më parë tha se në ekipin e tij janë 13 të infektuar.
Për këtë arsye është vendosur që ndeshja me Rennes të mos luhet ditën e nesërme, siç ishte planifikuar, por të zhvillohet një ditë tjetër.
“Ne mund të konfirmojmë se ndeshja jonë në kuadër të UEFA Conference League, në grupin G, kundër Stade Rennais, në shtëpi, nuk do të luhet nesër, pas numrit të madh të rasteve me Covid-19 në klubin tonë”, thuhet në faqen zyrtare të Tottenham.



