
Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas humbjes 4-3 ndaj Egnatias. Deliallisi deklaroi se skuadra futet me inferioritet ndaj kundërshtarit në fillim, ndonëse ka thënë që duhet përqendrim në fillim.
Ai tha se përgjegjësinë për këtë humbje e merr vetë përsipër, duke larguar presionin nga lojtarët.
Futemi me inferioritet ndaj kundërshtarit, nuk e di përse ndodh kjo. Ia kam thënë që fillimi i lojës është shumë i rëndësishëm. Aksionet tona duhet të përfundojnë në portën e kundërshtarit dhe jo të ndërpriten në mesfushë.
Nëse Atanda do të kishte ardhur disa ditë më parë, do ishte diçka ndryshe. Përgjegjësinë e rezultatit e marr unë, këta lojtarë kemi.
Duhet të shënojmë gjithmonë më shumë se kundërshtari për të marrë pikë. Sulmi po funksionon shumë mirë, por goditemi në fazën defensive. Golin e dytë e pësuam, 4 kundër 1, siç ishte Dwamena. Nuk e di pse ndodhin këto. Presionin e kam lënë larg lojtarëve dhe e marr unë përsipër.



