U luajtën ditën e sotme 8 ndeshje në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 7-të.
Bylisi nuk di të ndalet, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e radhës, duke mposhtur minimalisht Lushnjën. Butrinti dhe Tomori kanë shkëlqyer me “manita”, teksa mposhtën 5-2 Shkumbinin dhe Tomorin.
Korabi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Pogradecit në transfertë, ndërsa Erzeni mposhti 0-2 Tërbunin.
Fitore kanë korrur edhe Apolonia me Burrelin, që mposhtën jashtë Besën dhe Turbinë me shifrat 1-2.
REZULTATET:
Tërbuni-Erzeni 0-2
Tomori – Maliqi 5-2
Butrinti – Shkumbini 5-2
Besa – Apolonia 1-2
Besëlidhja – Vora 2-0
Bylisi – Lushnja 1-0
Turbina – Burreli 1-2
Pogradeci – Korabi 0-0



