
Reparti mbrojtës i Real Madridit sigurisht do të marrë rëndësinë më të madhe gjatë merkatos së verës për arsye se Carlo Ancelotti nuk po e gjen akoma qetësinë në lidhje me këtë aspekt.
Ecuria e ‘’ Galaktikëve ‘’ të bën të shpresosh sepse të eleminosh Paris St Germain tregon karakterin e fortë të spanjollëve dhe sipas mediave vendase zbuluesi i talentëve Juni Calafat ka mbetur tepër i impresionuar me atë të Arsenalit Kieran Tierney .
Prej kohësh puna ka filluar tek ‘’ Los Merengues ‘’ të cilët duan të ecin me të njëjtin ritëm në të gjitha aspektet sepse shquhen si një skuadër shumë e suksesshme dhe trembin çdo rival që i del përpara .
Juni Calafat po mundohet të japë më të mirën për Real Madridin , skuadër që meriton akoma me shumë dhe një pjesë e madhe e këtij suksesi mban emrin e Carlo Ancelottit , trainer që prej shumë vitesh ka qenë i lidhur ngushtë me suksesin , sidomos me Milanin që s’njihte rival në të kaluarën .
Agjenti Jonathan Barnett për fatin e mirë të 24 vjeçarit gëzon marrëdhënie të mrekullueshme me drejtuesit e Real Madridit dhe mund të rezultojë një faktor determinant për transferimin e Kieran Tierney-n shumë shpejt në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , lojtar që është tejet pozicional dhe mund ti japë versione të ndryshme Carlo Ancelottit, sidomos pas largimit të Marcelos apo Jesus Vallejos që nuk kanë më vend në 11-shen e italianit.
Real Madridi pak e nga pak po tregon se çfarë është i aftë të bëjë sidomos kundër rivalëve potentë dhe tashmë i takon Florentino Perezit të demostrojë potencialin në merkato , për ti shërbyer një traineri që meriton ti plotësohet çdo kërkesë sepse deri më tani i ka arritur objektivat.
Kieran Tierney ka patur shumë fat në karrierë sepse ka filluar të spikasë me Celticun , ekip me shumë histori në Skoci dhe më pas tek ‘’ Topchinjtë ‘’ duke treguar shumë profesionalizëm , fakt që e tregon interesi i Real Madridit .



