
Ylli i Barcelonës Lamine Yamal vijon të impresionojë në kontinentin e vjetër.
Spanjolli është përfshirë në listën e Paris St Germain, një klub shumë potent në aspektin ekonomik, falë Nasser Al Khelaifit.
Sheiku nga Katari në të kaluarën e ka treguar se mund të arrijë çdo objektiv, i cili transferoi lojtarë shumë cilësorë në ‘’ Parque de Prince ‘’ si Neymar, Messi apo Mbappe.
Kjo tendencë vijon edhe në kohët e sotme duke qenë se objektivi kryesor i ‘’ Les Pariziens ‘’ është fitimi i Champions Leagues, të cilët liderohen nga një trainer ekspert si Luis Enrique.
17 vjeçari konsiderohet një ndër talentët më të spikatur të futbollit, i cili zhvilloi një Europian të shkëlqyer me ‘’ La Furia Rojan ‘’, kombëtare që e fitoi për të katërtën herë këtë kompeticion.
Teknika, shpejtësia dhe triblimet janë komponentë që spikasin tek talenti i ‘’ Blaugranëve ‘’, drejtuesit e të cilëve natyrisht do të mundohen ta blindojnë përfundimisht qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’.
Megjithatë, momentalisht Lamine Yamal është i fokusuar vetëm tek kuq e blutë, një ekip që ka filluar një tjetër etapë me Hansi Flickun në stol, fitues i shumë titujve në të kaluarën me Bayern Munchenin.
Ambicja e Nasser Al Khealifit është shumë e madhe por fatkeqësisht Paris St Germain nuk ka mundur ta arrijë objektivin, edhe pse ka patur një performancë pozitive në vitet e fundit, në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.



