Pjesa e parë, Laçi në avantazh ndaj Dinamos

Pjesa e parë, Laçi në avantazh ndaj Dinamos

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Laçit dhe Dinamos, të vlefshme për javën e 11-të, në Abissnet Superiore.

Pas 45 minutave të para, kryesojnë kurbinasit, falë një goli të shënuar nga Saliu Guindo në minutën e 7-të. Sulmuesi i Laçit përfitoi nga një top i kthyer mbrapa nga Imami, duke dribluar portierin dhe me topin që u ndal në rrjetë.

6 minuta më vonë Dinamo iu afrua golit të barazimit, por topi i gjuajtur nga Agim Ibraimi u ndal në tranversë. Pas këtij rasti, ndeshja më pas ishte e qetë, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme.

Pjesa e dytë pritet të jetë e luftuar, me Dinamon që do të kërkojë golin, ndërsa Laçi të mbrojë rezultatin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy