Real Madrid do gjysmëfinalen, Ancelotti: Jam tifoz i Chelsea, të luajmë si me Barcelonën

Real Madrid do gjysmëfinalen, Ancelotti: Jam tifoz i Chelsea, të luajmë si me Barcelonën

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Chelsea, në çerekfinalen e Champions League.

Ancelotti deklaroi se është një tifoz i Chelsea, për të kaluarën dhe nuk ndihet mirë për momentin që po kalon skuadra.

Sipas tij, madrilenët i pret një ndeshje e vështirë dhe duhet të bëjnë si në ndeshjen e fundit me Barcelonën, për tu kualifikuar më tej.

Ata kanë një ekip të nivelit të lartë, por tani nuk po bëjnë mirë. Ndoshta kjo është arsyeja pse motivimi i tyre nesër mund t’i shtyjë të japin gjithçka. Unë jam i trishtuar për momentin e tyre, natyrisht, sepse në dy vitet që kam drejtuar atje, kam kaluar shumë mirë, kam kujtime të shkëlqyera.

Unë jam një tifoz i Chelsea. Nëse mund të kthehem atje? Jo, shpresoj që Lampard të bëjë një punë të mirë me ta. Ai ishte një futbollist i madh, ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe mund të bëjë shumë mirë edhe si trajner.

Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë. Ka një motivim të madh në këto lojëra, Chelsea ka një skuadër të nivelit të lartë. Ne do të përpiqemi të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë siç bëmë kundër Barcelonës. Është një raund 180 minutësh, vendimtar, duhet t’i menaxhojmë si duhet të dyja ndeshjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy