Barcelona cakton çmimin për Depay

Barcelona cakton çmimin për Depay

Tentativat e Barcelonës për tu fuqizuar me largimin e Memphis Depay kanë filluar prej kohësh dhe pretendenti më i interesuar deri në këtë moment është Arsenali.  

 Katalanasit e njohin shumë mirë kapacitetin e hollandezit dhe do të kërkojnë të përfitojnë maksimalisht nga largimi i tij nga ‘’ Camp Nou ‘’ .

Sipas prestigjozes ‘ Sport ‘ , spanjollët s’do të pranojnë oferta poshtë 40 milionë eurove për ishi-n e Psv Eindhovenit për të cilin do të dilnin të fituar sepse e transferuan nga Lyoni me parametra zero në merkaton e kaluar.  

‘’ Topchinjtë ‘’ janë duke bërë përpjekje maksimale për ta filluar ndryshe sezonin e ardhshëm pa anashkaluar se janë tejet të përqëndruar në javët e fundit të Premier Leagues ku diskutohet pjesëmarrja në Champions League për të besuarit e Mikel Artetas.  

28 vjeçari e njeh këtë kampionat sepse në të kaluarën mbrojti ngjyrat e Manchester United dhe kryeqytetasit i kanë bërë sërish thirrje pasi duan të zëvëndësojnë të larguarin Pierre Emerick Aubameyang i cili po shijon një rini të dytë tek Barcelona.

 Për Memphis Depay kjo eksperiencë ka shërbyer për të kuptuar se deri ku i ka limitet ky lojtar dhe gjithashtu se fati nganjëherë nuk të shoqëron dhe gjithmonë duhet të mbizotërojë profesionalizmi dhe marrja e vendimeve të duhura në funksion të përmirësimit .

Vetëm 12 gola dhe 2 asiste në 34 sfida përmbledh eksperiencën me kuq e blutë deri në këtë moment  dhe duhet parë se cila skuadër do t’ia plotësojë kushtin Barcelonës dhe të afrojë në gjirin e saj golashënuesin e mirënjohur.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy