Atletico Madrid dhe Juventus drejt një shkëmbimi

Atletico Madrid dhe Juventus drejt një shkëmbimi

Në kohët e fundit drejtuesit e Juventusit kanë trokitur në derën e Atletico Madridit për të rikthyer Alvaro Moratan ne ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Spanjolli e ka bërë me dije se dëshiron të largohet nga kryeqytetasit dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ia ka hapur përsëri derën.

Sipas italianes ‘ La Stampa ‘ , pritet që ekipet në fjalë të realizojnë një shkëmbim, i cili do të përfshijë sulmuesin Moise Kean.

 

Drupal Ad

 

 

 

Italiani mund të vihet shumë shpejt nën urdhërat e Diego Simeones, vlera e të cilit në treg i arrin 12 milionë eurot.

Ylli i kombëtares së ‘’ La Furia Rojas ‘’ e njeh shumë mirë Serinë A pasi në të kaluarën ishte pjesë e bardhezinvje në dy periudha të ndryshme, ndërsa për ishi-n e Paris St Germain do të ishte eksperienca e parë në La Liga.

24 vjeçari shquhet për potencialin në metrat e fundit, i favorizuar edhe nga aspekti fizik, i cili e ka ndihmuar shpeshherë sidomos në duelet një kundra një.

Ndërkohë që për ish rekordmenët e Serisë A prezenca e Alvaro Moratas mund ti japë një avantazh ofensivës, një element shumë cilësor, i cili di ti zgjidhë situatat dhe të përfitojë nga gabimet e rivalëve.

Për më tepër eksperienca në kompeticionet europiane mund ti ndihmojë juventinët për arritjen e sukseseve, lojtar i cili e përfundoi sezonin e kaluar me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ me 21 gola dhe 3 asiste në 48 sfida dhe zhbllokoi rezultatin në ndeshjen e parë të Spanjës kundër Kroacisë në Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy