
Rey Manaj, përfundoi huazimin te skuadra e Spezia në Itali dhe është rikthyer te Barcelona, që zotëron edhe kartonin e tij.
Megjithatë sulmuesi shqiptar nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë te katalanasit. Sipas raportimeve, thuhet se Manaj është pranë kalimit te skuadra e La Liga, Getafe.
Këta të fundit janë në bisedime të avancuar me drejtuesit e Barcelonës, për të transferuar futrbollistin 25-vjeçar.
Getafe nuk është skuadra e vetme që do Manajn, pasi thuhet se interes kanë shfaqur edhe anglezët e Watford, të cilët militojnë në Championship këtë sezon. Megjithatë klubi spanjoll duket më afër transferimit të lushnjarit dhe në orët e ardhshme, pritet të arrihet një marrëveshje.



