
Pas pushimeve të fundvitit, skuadrat shqiptare janë rikthyer në fushë, për të nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit.
Superiorja do të rikthehet më 12 janar. Deri Dinamo-Tirana, do të jetë ndeshja e parë për këtë vit, ndërsa më pas, dy ndeshje do të luhen më 13 janar, Egnatia-Skënderbeu dhe Partizani-Teuta.
Java e 19-të do të mbyllet me dy ndeshjet e fundit më 14 janar, me Laçi-Erzeni dhe Vllaznia-Kukësi.
Sakaq, Kategoria e Parë do të rikthehet në fushë një javë më vonë, saktësisht më 19 janar, me ndeshjen Elbasani-Korabi.
SUPERIORJA
JAVA 19
Dinamo-Tirana 12.01.2024 17:00
Egnatia-Skënderbeu 13.01.2024 13:30
Partizani-Teuta 13.01.2024 17:00
Laçi-Erzeni 14.01.2024 13:30
Vllaznia-Kukësi 14.01.2024 17:00
KATEGORIA E PARË
JAVA 17
Elbasani-Korabi 19.01.2024 17:00
Kastrioti-Bylis 20.01.2024 13:30
Lushnja-Tomori 20.01.2024 13:30
Apolonia-Flamurtari 20.01.2024 13:30
Vora-Luzi 2008 21.01.2024 13:30
Besa-Burreli 21.01.2024 13:30



