Portieri i Tiranës, Visar Bekaj, ka folur para mediave, në prag të sfidës që bardheblutë do të luajnë në turin e dytë në Conference League, ndaj boshnjakëve të Zrinjskit.
Bekaj deklaroi se skuadra duhet të harrojë eliminimin me Dudelange dhe të bëjë mirë në sfidën e nesërme.
Ai u shpreh se skuadra duhet të tregojë lojën, që bënte në kampionat, ku u shpallën edhe kampionë.
Për eliminimin nga Dudelange, edhe unë marr përgjegjësitë e mia dhe mendoj se kam atë kualitet që mund t’i ndaloja ato gola, jam aty për të ndihmuar ekipin.
Psikologjikisht kemi qenë pak keq, gjatë ditëve normalizohet situata, s’kemi kohë te merremi me ndeshjen që ka kaluar, tashmë duhet të fokusohemi te ndeshja që kemi para.
Ne mundemi të bëjmë më mirë, sadopak e kemi analizuar kundërshtarin, shpresoj që në këtë ndeshje të jemi më mirë.
Duhet të kemi kujdes, nuk duhet të nxitojmë, të jemi të bashkuar, të kemi besim, siç kemi qenë në kampionat.
Pas eliminimit, trajneri na qetësoi dhe na tha që kjo është një mungesë eksperience, por edhe më herët na ka thënë që 20% duhet të fitojmë me të kaluarën dhe 80% me të ardhmen, duhet të përmirësojmë gabimet që kemi bërë në atë ndeshje dhe të ecim përpara.



