
Pavarësisht vështirësive, me kalimin e kohës klubet e famshëm vijojnë të interesohen për Kalvin Phillips.
Me Manchester City-n mesfushori fitoi tripletën në sezonin e shkuar dhe tashmë Real Madridi i ka trokitur në derë.
Sipas zërave të fundit , ‘’ The Citiziens ‘’ pretendojnë të arkëtojnë rreth 50 milionë euro për largimin e ishi-t të Leeds United nga ‘’ Etihad Stadium ‘’, shifër jo problematike për xhepat e bosit të ‘’ Los Merengues ‘’ Florentino Perez.
Megjithatë, për 27 vjeçarin do të sfidohen nga Liverpooli dhe Arsenali, pretendentë të cilët duhet të merren në konsideratë pasi mund ti befasojnë spanjollët gjatë merkatos.
Sezoni aktual është i dyti për Kalvin Phillips tek Manchester City dhe deri më tani numëron 6 sfida , gjatë të cilave ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.
Mbetja në prapavijë, sidomos në ekipe të këtyre niveleve është e patolerueshme por fatmirësisht ende ekzistojnë tre alternativa për nxënësin e Pep Guardiolas.



