Emiliano Vila nuk është më lojtar i Teutës. Vetë klubi durrsak, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bën të ditur largimin e mesfushorit. 35-vjeçari ishte pjesë e Teutës prej katër sezonesh, ku arriti të fitojë edhe një titull kampion, teksa tashmë ka dalë si lojtar i lirë. “Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Emiliano Vila, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Teuta falënderon Emiliano Vilën, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanellën blu. Vila meritojnë një vend në histori për gjithçka ka dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh.”, shkruan klubi durrsak.



