Alban Bërmeta është boksieri shqiptar me renditjen më të lartë në botë dhe thotë se në fillim të karrierës së tij ka pasur ndonjë ndeshje që nuk e ka merituar barazim, por shprehet është diçka që ka mbetur pas.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai deklaroi se kundërshtari që ka marrë barazim, tani nuk është në nivelin e tij, por është më mbrapa.
Unë jam i 23-ti në botë, ai i 300-ti. Por në ndeshjet e para kam qenë aty aty. Humbjet nuk më kanë ndaluar.
Kualifikimi varet nga ndeshjet që fiton. Kam pasur 2-3 ndeshje të rëndësishme, jam kampion në “Wbo global” dhe ajo është ndeshja ime, se është titulli që jam i vetmi boksier shqiptar që e mbaj.
Kam pasur përballë një boksier afrikan që kishte 23 ndeshje, 23 fitore, të gjitha me nockout, por unë e munda po me nockout.
Jam gjithmonë në përgatitje, mbajmë një stërvitje, por një muaj para ndeshjes është stërvitja maksimale deri 4-5 ditë para ndeshjes, pasi në këto ditë ti rikuperon fuqitë që ke humbur.
Zoti më ka bërë të fortë psikologjikisht, por çdo sportist duhet të ketë një staf me psikolog që e mbështet se duhet të jesh i përgatitur nga të gjitha anët.
Por boksierëve shqiptarë iu mungojnë disa gjëra. Ka shumë boksier shqiptarë, si Nelson Hysa. Ndeshja më e shkurtër është 30 sekonda.
Ai rrëfen se boksin e ka nisur rastësisht, duke filluar stërvitjen bashkë me shokët, por se nga 10 që ishin, mbeti vetëm ai.
Në ndeshjet e para mami nuk vinte, tani vjen mami. Nuk i bën më përshtypje kur më sheh të çarë, edhe pse është një sport që ka emocione.
Kur hipi në ring përveç kundërshtarit dhe trajnerit nuk dëgjoj asgjë. Pas çdo ndeshje mendoj për një titull tjetër.
Më 15 shkurt kam ndeshjen e radhës që të mbroj titullin. Kundërshtar kam një boshnjak me 23 fitore dhe tre humbje.
Edhe me serb, si me serb si me këdo, ngjitem në ring për të fituar.



