Barcelona : Tjetër ofertë për Dembelen

Barcelona : Tjetër ofertë për Dembelen

Me Parisin pas dere , Barcelona ka filluar ta analizojë seriozisht të ardhmen e Osumane Dembeles dhe në ‘’ Camp Nou ‘’ vijon këmbngulja për qëndrimin e francezit .

Spanjollët e konsiderojnë shumë të rëndësishëm për të ardhmen dhe kanë vënë në praktikë çdo mekanizëm për të bllokuar largimin e sulmuesit  dhe sipas ‘ El Chiringuitos ‘  i ka bërë një tjetër ofertë për ta bindur që të mos largohet nga Katalunja e cila i referohet 8 milionë eurove në sezon plus bonuse dhe zgjatja e kontratës me dy vite, ekzaktësisht deri ne 30 qershorin e 2024-tës.

 Një vendim i tillë pritej sepse djemtë e Xavi Hernandezit po rikuperojnë formën optimale , fakt që është reflektuar me rezultatet e kohëve të fundit dhe po mundohen ta rilartësojnë emrin e  ‘’ Los Cules ‘’, një ndër ekipet më të suksesshme të botës.

Aktualiteti që po përjetohet tek kuq e blutë entuziazmon me të drejtë çdo komponent dhe agjenti i tij Mousa Sissoko pritet të nxjerrë konkuzionet në lidhje me të ardhmen e ishi-t të Borussia Dortmundit të cilat me siguri do të zbardhen në javët vijuese . 

Në merkaton e 2017-tës , Barcelona bëri një investim historik prej 145 milionë eurosh dhe me kalimin e viteve Osumane Dembele e ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë në fushën e lojës pavarësisht se dëmtimet kanë rezultuar një pengesë për asin francez gjatë kësaj periudhe.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy