
Huazimi nga Chelsea tek Milani i ka shërbyer mjaftueshëm mbrojtësit Fikayo Tomori për të rritur kualitetin në fushën e lojës. 23 vjeçari ka bindur Stefano Piolin se duhet të jetë një ndër blerjet e merkatos së verës sepse ka shkëlqyer me nivelin e treguar . Kanadezi ia ka lehtësuar rrugën e gjatë që e pret teknikun italian i cili është drejt formimit të një skuadre shumë kompetitive për në Serinë A dhe sidomos në Uefa Champions League .
Raportimet e ‘ Sky Sports ‘ flasin për shifrën e 29 milionë eurove që Milani duhet ti paguajë Chelseat për një vlerë të shtuar në repartin defensiv . Duke iu referuar një lojtari me cilësi të tilla , Milani as që nuk e ka menduar dy herë firmosjen për 5 sezonet e ardhshme që do të vulosë qëndrimin e Fikayo Tomorit në ‘’ San Siro ‘’ . Karakteristikat që mbart flasin për një lojtar shumë luftarak dhe këmbngulës , faktorë që i nevojiten shumë Milanit.
Fikayo Tomori do të jetë një ndër mungesat e kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ gjatë Europianit ku britanikët do të garojnë në grupin D kundër Cekisë , Kroacisë dhe Skocisë por nuk i ka humbur shpresat për Botërorin e Katarit që do të startojë në vitin 2022. Me këtë arritje praktikisht të finalizuar Milani i ka bërë një dëm të konsiderueshëm kryeqytetasve të cilët ndoshta do të pendohen në të ardhmen por aktualisht Thomas Tuchel e ka të mirëmbuluar pozicionin e qendrës së mbrojtjes me lojtarë që mbajnë një eksperiencë të madhe mbi supe si Thiago Silva dhe Antonio Rudiger .
Pas disa huazimesh në skuadra të dorës së dytë në Angli si Brighton , Hull City dhe Derby County , Fikayo Tomori e ka gjetur strehën në Serinë A me një ndër skuadrat më të famshme të Italisë që pas disa sezonesh do të provojë forcat edhe në Champions League . Stefano Pioli është treguar shumë efikas dhe ka besuar tek aftësitë e kanadezit duke e aktivizuar në 22 takime gjatë sezonit dhe e ia ka shpërblyer besimin me lojën e zhvilluar e cila lë për të kuptuar se nuk ka gabuar .



