
Koha kalon dhe vijimësia e Eden Hazard tek Real Madridi bëhet edhe më e pamundur . Belgu nuk po e gjen dot veten tek madrilenët të cilët nuk mund të presin më gjatë në lidhje me sulmuesin. ‘’ Galaktikët ‘’ besojnë se zgjidhja ideale është largimi i 30 vjeçarit në merkaton e janarit për të hapur një tjetër faqe në karrierë dhe të rikthehet në kohët e arta .
Premier League ka trokitur përsëri në derën e ishi-t të Chelseat . West Hami sipas ‘’ The Mirror ‘’ beson se Eden Hazardi ka akoma për të treguar dhe do të kërkojë të shtojë një element cilësor në ofensivë .
Real Madridi është i gatshëm të përshëndetet përfundimisht me sulmuesin për 30 milionë euro , shifër të cilën londinezët mund ta përballojnë pa problem sepse janë drejt rimëkëmbjes ekonomike dhe ja vlen ta shpenzojnë për një lojtar të tillë . Marrëdhëniet e Eden Hazard me Premier Leaguen janë të shkëlqyera sepse në të kaluarën la gjurmë tek Chelsea dhe e njeh me detaje këtë kampionat.
Aventura tek Real Madridi i ka ulur shumë pikë karrierës së tij dhe West Hami është një kandidat që i jep mundësinë ‘’ El Duque ‘’ për ti mbyllur gojën kritikëve dhe ti harrojë madrilenët të cilët investuan 160 milionë euro për ta larguar nga “ Stamford Bridge ‘’ në merkaton e 2019- tës .
Arsyeja e dështimit me Real Madridin janë problemet e shumta fizike të cilat në tre vjeçarin e fundit e kanë penguar të ecë përpara dhe Carlo Ancelottit nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’ia hapë derën e largimit nga Madridi sepse preferon Vinicius Junior dhe Rodrigo Goes .
Për një skuadër të këtyre niveleve situata të tilla janë të pafalshme dhe njëkohësisht një reflektim për tu përmirësuar në vazhdimësi me komponentët përbërës .
Ndërsa ‘’ The Hammers ‘’ janë koshientë se rikthimi i mundshëm i Eden Hazard në Londër me një fanellë ndryshe do ti ndihmonte për të përfocuar pozitat në renditje dhe ta ruajnë me çdo kusht vendin e 4-tërt .
Transferimi i mundshëm në ‘’ Olympic ‘’ mund të gjenerojë edhe një lloj urrejtje të Chelseat ndaj ishi-t të tij për shkak të rivalitetit të përjetshëm me West Ham United . 11 ndeshjet e deritanishme ja kanë vënë kapakun historisë së Eden Hazard tek Real Madridi dhe duhet parë nëse do ta vlerësojë interesin e anglezëve për tu rikthyer në kampionatin që i shkaktoi shumë emocione dhe suksese në të kaluarën.



