Ish-futbollisti Andi Lila duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv kërkoi një status të veçantë për sportistët, duke i krahasuar këta të fundit me ushtarakët që dalin në pension të parakohshëm.
Lila tha se kampionati shqiptar duhet të jetë më i fortë dhe duhet një reformë e përgjithshme sa i përket pjesës ekonomike.
Në moshën 35-vjeçare nga nderi i qytetit bëhesh barrë për shoqërinë, sepse nuk mund të bëhen të gjithë trajnerë apo të kenë akademinë e tyre dhe enden rrugëve. Edhe prindërit thonë pse duhet t’i bëjmë fëmijët sportistë kur nuk kanë një status të veçantë. Profesioni i sportistit është si ushtaraku, në një farë moshe del në pension. Vendet fqinje për sportistët që fitojnë medalje kanë një status ushtaraku.
Kampionati shqiptar duhet të jetë më i fortë. Kosova ka kohë që na i ka kaluar. Duhet një reformë e përgjithshme në sport sa i përket pjesës ekonomike. Kosova ka një ligj të veçantë ku 30 për qind tatim mbi fitimin, nëse e paguan në sport, të quhet... Sporti në Kosovë ka një ringjallje. Ballkani po luan mjaft mirë në Europë League me një trajner shqiptar, Ilir Dajën. Presidentët shqiptarë janë heronj. Fitimi i vetëm i tyre është e drejta televizive, reklamat, dhe dalja në kupat e Evropës, ku vetëm 4 skuadra dalin. Benefitet janë te pakta, nga kupat e Evropës, e drejta televizive dhe reklamat rreth e qark stadiumit dhe paguajnë lojtarët”.



