
Frenkie de Jong natyrisht mbetet një ndër prioritetet e Erik Ten Hag për merkaton e janarit .
Drejtuesit e Manchester United janë koshientë se duhet të këmbngulin deri në momentin e fundit për ti plotësuar dëshirën hollandezit dhe sipas ‘ Time Sport ‘ mund të ofrojnë deri në 115 milionë euro për ta bindur Barcelonën.
Ishi i Ajaxit e konsideron determinant për të ardhmen e mesfushës tek ‘’ The Red Devilsat ‘’, lojtar që aktualisht është i fokusuar tek Botërori i Katarit , deçiziv për hapin e rradhës në karrierë.
Sigurisht që kjo histori pritet të sqarohet pas përfundimit të evenimentit me të rëndësishëm në futboll por një avantazh i lehtë për anglezët janë problematikat e Barcelonës në aspektin ekonomik , të cilat mund ta largojnë nga ‘’ Camp Nou ‘’ 25 vjeçarin, për të cilin dera e ‘’ Old Trafford ‘’ vijon e hapur .
Erik Ten Hag e njeh shumë mirë për arsye të së kaluarës tek Ajax Amsterdami , ekip nën drejtimin e të cilit arriti gjysëmfinalet e Champions Leagues dhe ndoshta merkatoja dimërore mund të jetë fillimi i një eksperience të , tek 20 herë kampionët e Premier Leagues.



