
Policia holandeze ka konfirmuar se 100 tifozë të Anglisë u arrestuan dje në Amsterdam, pasi u përleshën me oficerë përpara ndeshjes ku skuadra e Tre Luanëve mposhti Holandën me rezultatin 1-0.
Ndërsa 25 tifozë të tjerë të Anglisë u arrestuan të enjten nga autoritetet holandeze duke pretenduar se disa prej tyre u kthyen të dhunshëm ndaj oficerëve të policisë.
Sipas rapotimeve të medive të huaja, një tifoz i Anglisë u plagos nga përleshjet dhe u dërgua në spital për t'u trajtuar.
Mediat holandeze treguan pamjet e tifozëve të Anglisë që këndonin në rrethin e Kuq të Amsterdamit dhe policia po lëvizte për t'i shpërndarë.
Mijëra tifozë të Anglisë u mblodhën rreth qendrës së qytetit që nga pasdita e hershme ndërsa pinë shumë.
Një video, e filmuar nga një dritare, tregoi se disa gota që u hodhën në drejtim të policisë.
Tifozët e Anglisë, të cilët nuk arritën të lëviznin për policinë, u goditën me shkopinj gome.



