Meta pret Dukën: Të rinisë futbolli, nuk ka vaksinë më të mirë sesa sporti

Meta pret Dukën: Të rinisë futbolli, nuk ka vaksinë më të mirë sesa sporti

Aktivitetet futbollistike nuk po e marrin ende dritën jeshile për të vazhduar normalisht.

Presidenti Meta priti sot kreun e federatës shqiptarë të futbollit Armand Duka.

Ky i fundit e njohur kreun e shtetit me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike.

Presidenti Meta shprehur bindjen se falë këtij protokolli por edhe shembujve që po ndiqen nga disa vende të tjera në Europë, mund të rinisin edhe aktivitetet sportive.

"Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend.

Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti", shkroi në faqen e tij në facebook Meta pas takimit me kreun e FSHF, Armand Duka.

Pavarësisht protokollit sanitar që i është dërguar edhe qeverisë dhe Ministrive të Shëndetësisë dhe asaj të Sportit, ende nuk ka një vendim nga autoritetet shteterore mbi nisjen e stërvitjeve të plota ekipore që do të mundësonin edhe rinisjen e futbollit në vendin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy