Messi dhe Suarez fundosin Osassunan, Valencia mposhtet sërisht

Messi dhe Suarez fundosin Osassunan, Valencia mposhtet sërisht

Barcelona ka mposhtur Osassunan duke fituar me rezultatin e thellë 0-3 rezistoi. Vendasit rezistuan vetëm 59 minuta lojë pa pësuar gol por më pas për më shumë se gjysmë orë katalanasit dominuan lojën në Pamplona.

Një fitore e rëndësishme kjo për të besuarit e Luis Enriques që i rikthehen sukseisit pas tre barazimeve radhazi. Pas rasteve të shpërdorura në fraksionin e parë Luiz Suarez zhbllokoi sfidën i asistuar nga Jordi Alba.

Ishtë sërish mbrojtësi i majtë që u dha mundësinë për të realizuar Lionel Messit në të 72-ë. Argjentinasi shënoi të dytin personal në këtë përballje në kohën shtesë, pasi vallëzoi mes mbrojtes vendase.

Ndësa Valencia pësoi humbjen e radhës në transfertë këtë radhë në fushën e Real Sociedadit, që fitoi me rezultatin 3-2. Willian Jose shënoi dy gola të shpejtë në minutat 2 dhe 24, ndërsa valencianët mundën të reagonin vetëm në fund të pjesës së parë me Parejon, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në të 60-ën Carlos Vela humbi një 11-metërsh, duke e mbajtur të hapur takimin deri në përfundimin të kohës së rregullt, gjithsesi në kohën shtesë skuadra baske realizoi edhe të tretin me Juanmi. Valencia, që luajti nga minuta e 82-të me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të kuq të Cancelos, e shkurtoi sërish diferencën me Bakkalin, por pa mundur ta shmangte humbjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy