Barcelona ëndërron Messin

Barcelona ëndërron Messin

Situata e vështirë e Barcelonës , e reflektuar edhe tek eleminimi nga faza e grupeve të Champions Leagues, nuk i lë zgjidhje tjetër Joan Laportas veçse të përqëndrohet maksimalisht tek merkatoja e janarit.

Presidenti i ‘’ Los Cules ‘’ pavarësisht investimit të bujshëm të bërë në verë nuk mundi ta pozicionojë ekipin e zemrës aty ku e meriton në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe sipas ‘ Sport ‘ qëllimi i manjatit spanjoll është rikthimi i Lionel Messit në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë periudhës së janarit.

Eleminimi i Barcelonës sigurisht ka patur prapaskena , një ndër të cilat është e ardhmja në dyshim e Xavi Hernandezit tek ish ekipi i tij.

Por megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë sepse ‘’ La Pulga ‘’ po shkëlqen me Paris St Germain dhe ka arritur të adaptohet nën drejtimin e Christophe Galtier .

Kontrata e sulmuesit me ‘’ Les Pariziens ‘’ përfundon në verën e 2023-shit dhe momentalisht është i fokusuar 100 % tek Botërori i Katarit , me shumë gjasa i fundit në karrierën e shtatë herë fituesit të ‘’ Topit të Artë ‘’.

Kryeqytetasit kanë formuar një ekip yjesh i cili frikëson çdo rival dhe natyrisht Nasser Al Khelaifi konsideron se ky Paris St Germain është i aftë ta thyejë akullin në Champions League dhe kështu ti shtojë trofeun e parë vitrinës së tejmbushur.

Teorikisht ky akord është i pamundur për tu finalizuar pë arsye të rëndësisë tek parizienët pavarësisht se Lionel Messi gëzon një respekt të veçantë për ‘’ Blaugranët ‘’, skuadër në të cilën u rrit dhe arriti të shëndërrohej në një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy