Ahmataj: Lojtarët e Tiranës vuajnë anën psikologjike

Ahmataj: Lojtarët e Tiranës vuajnë anën psikologjike

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 1-1 në derbi ndaj Dinamos.

Ahmataj, deklaroi se lojtarët vuajnë anën psikologjike dhe kjo ndikon te rezultatet e ndeshjeve dhe te ajo që lojtarët shprehin në fushë.

Nuk na kënaq barazimi sepse nuk e mendonim këtë rezultat. Dominuam dhe krijuam raste, por duhet të shënojmë. Kur finalizimi çedon, ndeshja mbetet në lojë. Nga ana psikologjike skuadra ka qenë shumë e rënduar dhe pësoi një gol shumë të lehtë.

Lojtarët vuajnë anën psikologjike të rezultatit. Në pjesën e dytë nuk qarkulluan topin si duhet. Ndikon edhe fusha, që detyron lojtarët të gjuajnë me topa të gjatë. Kjo i dha mundësi Dinamos të shtyjë përpara. Skuadra ka treguar që qëndron poshtë dhe pranon golin shumë kollaj.

Për të rritur agresivitetin, aktivizuam Hilën, që ka grintë. Loja në pjesën e parë u zhvillua shumë mirë. Në pjesën e dytë nuk ka shpjegim tjetër, përveç anës psikologjike. Pas pësimit të golit, skuadra kishte probleme psikologjike dhe nuk shprehej dot.

I ka ndodhur të gjitha skuadrave, që kur pësojnë shumë gola, e marrin golin kollaj. Nuk është se Dinamo na dominoi, situata u ndryshua për 5 minuta lojë. Ndikojnë edhe mungesat. Sot kishim tre lojtarë të rinj në fushë.

Besoj se Tirana do dalë nga kjo situatë shumë shpejt. Besimi është kthyer dhe do përmirësohemi. Kemi luajtur shumë mirë dhe kjo më jep shpresë.

Tifozët janë të mërzitur ashtu si edhe ne. Te Tirana nuk pranohen rezultatet negative. Tifozët e Tiranës janë shumë të ndjeshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy